Flash News

KRYESORE

Pas finales së turneut në Kanada, Elhaida Dani kthehet me një surprizë për publikun shqiptar

Këngëtarja shqiptare Elhaida Dani ka arritur të korrë sukses jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve, ku së fundmi ishte pjesë e ‘musical’-it ‘Katedralja e Parisit’ në rolin e Esmeraldës që është shfaqur në disa shtete të ndryshme të botës.

Ajo sapo ka mbaruar turneun e saj në Kanada që zgjati tre muaj dhe është kthyer sërish në Itali, ku ka  zbuluar një surprizë të madhe për fansat e saj në Shqipëri.

“Mbrëmë ishte finalja e turneut në Kanada që zgjati 3 muaj. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme. E ndoshta ku i dihet, së shpejti do kthehem për një koncert të madh për të gjithë shqiptarët dhe këtë herë do këndoj shqip. Tani është momenti të kthehem në shtëpi”, shkruan Elhaidanë rrjetet sociale bashkangjitur disa fotografive dhe videove të shkëputur nga shfaqja ‘Katedralja e Parisit’.

Kujtojmë se Elhaida Dani u bë e njohur për publikun shqiptar pasi u shpall fituese e ‘Top Fest 9’ dhe më pas kur përfaqësoi Shqipërinë në ‘Eurovision’ në 2015-ën.

Të fundit