Flash News

KRYESORE

Pas Finlandës e Gjermanisë, një tjetër sulm me thikë në Rusi, 8 të plagosur

Pas Finlandës e Gjermanisë, një tjetër sulm me thikë

Një ditë pas Finlandës dhe Gjermanisë, një tjetër sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Rusi. Në rajonin Surgut, në qendër të Rusisë janë plagosur të paktën 8 persona. Ndërkohë që mediat lokale bëjnë me dije se agresoi u qëllua për vdekje nga policia.

Sipas Komisionit Hetimor të Rusisë, autori sulmoi me thikë kalimtarët duke i shkaktuar plagë 8 personave. Autoritetet konfirmojnë se nuk ka të vdekur dhe se të lënduarve u ishte dhënë ndihma mjekësore. Ndërkohë që agresori nuk është identifikuar ende dhe policia po përpiqet të përcaktojë motivin e ngjarjes.

Të fundit