Flash News

KRYESORE

Pas fitores në Kavajë, Isa Sakja mesazh qytetarëve

Pas fitores në Kavajë, Isa Sakja mesazh qytetarëve

Kryetari i sapozgjedhur i bashkisë Kavajë, Isa Sakja i është drejtuar qytetarëve me një mesazh pas fitores.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Isa Sakja ka falënderuar bashkëqytetarët, ndërsa ka shprehur mirënjohje.

“Faleminderit të dashur bashkëqytetarë! Faleminderit që qëndruat, luftuat dhe më besuat! Ju jam pafundësisht mirënjohës për gjithë angazhimin tuaj në këtë fushatë qytetare që zhvilluam sëbashku për një Kavajë për qytetarët e saj, për një bashki në shërbim të qytetarëve, pa i ndarë ata në të djathtë e të majtë. Mirënjohje!”  shkruan Sakja.

Sakja ka fituar me një rezultat mjaft të ngushtë votash, vetëm 28 më shumë se kandidati i Partisë Socialiste, Dorian Murati.

Të fundit