Flash News

KRYESORE

Pas fitores së Bashës, vjen dorëheqja e parë nga radhët e PD

Pas fitores së Bashës, vjen dorëheqja e parë nga radhët

Pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, drejtuesi i departamentit të ish të përndjekurve politikë në PD, Tomor Alizoti, ka dhënë dorëheqjen.

Përmes një statusi në “Facebook”, Alizoti shkruan se pavarësisht dorëheqjes nga funksionet, ai do të vazhdojë të mbështesë Partinë Demokratike.

Alizoti kishte kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, si përgjegjësi kryesor për humbjen në zgjedhjet e 25 qershorit.

Statusi i Alizotit:

Ne perfundim te votimit te anetaresise se PD per kryetarin e saj jap sot doreheqjen time nga detyra e drejtorit te departamentit te ish te perndjekurve dhe nga ajo e anetarit te kryesise. Une, pas humbjes dramatike te PD-se mbrojta qendrimin se z Lulzim Basha ishte pergjegjes kryesor per kete humbje dhe duhej te dorehiqej ne menyre qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Doreheqja do te ishte nje akt demokratik i nevojshem dhe nje pranim i vertete i pergjegjesive. Vetem keshtu ne do te kishim mundesine e ndertimit te nje fryme dhe force te vertete opozitare. Z Basha zgjodhi nje qasje tjeter duke iu imponuar normave perendimore dhe duke u rizgjedhur, kesisoj une si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh te dorehiqem. Mbetem nje mbeshtetes i paepur i PD dhe i te djathtes dhe shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirenjohje te thelle per te gjithe mbeshtetesit.

Të fundit