Flash News

KRYESORE

Pas “Forcës së Ligjit” dështon edhe një aksion tjetër i bujshëm i policisë

Pas “Forcës së Ligjit” dështon edhe një aksion

Mesa duket dy nga aksionet e ndërmarra me më shumë bujë nga ana e policisë së shtetit rezultojnë vetëm show.

Operacioni “Vjeshtë 2017” ku u bllokuan tre automjeteve të blinduara në Tiranë mesa duket ishte një flluskë sapuni. Këto automjete, sipas njoftimit të policisë, kapnin një vlerë prej afro 1 milionë euro dhe dyshoheshin të ishin të trafikuara dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Por gati dy muaj pas kësaj goditjeje, Top Channel u interesua në Prokurorinë Tiranës nga ku mori konfirmimin se mjetet në fjalë i janë kthyer pronarit të ligjshëm. Nga informacionet që vijnë nga prokuroritë e rretheve, mësohet se shumica e mjeteve të bllokuara nga policia në kuadër të aksionit “Vjeshtë 2017”, u janë lënë në ruajtje pronarëve që i dispononin deri në verifikimin e pretendimeve nëse janë mjete të trafikuara në vendin tonë apo jo.

Ndërkohë, edhe aksioni tjetër i ashtuquajturi ‘Forca e Ligjit’ po jeop shenja dështimi ende pa nisur mirë. Tre personat e parë që u arrestuan në Fioer në kuadër të këtij aksioni akuzohen vetëm për 133 gr hashash ndërkohë që njëri prej tyre u lirua nga gjykata ditën e djeshme.

Të fundit