Pas fotos me Ahmetajn, Salianji ‘bëhet i gjallë’, por i përgjigjet Lleshajt: Kam video që viktimat e denonconin policin abuzues

Pas publikimit të fotos që po qarkullon së fundmi i shoqëruar në një kafene me ish-ministrin Arben Ahmetaj, “bëhet i gjallë” deputeti i PD, Ervin Salianji.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji nuk jep asnjë sqarim rreth fotos që qarkullon së fundmi në rrjetet sociale me Ahmetajn, por reagon duke iu përgjigjur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se për videon erotike të policit të Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurtaj nuk ka një denoncues.

Salianji shkruan se ekzistojnë prova dhe pamje se viktimat e denonconin efektivin, por shpërfilleshin në komisariat.

Reagimi:

Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi.
Ate e riktheu vetem angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundesi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjecare, e te vazhdonte të kërcenonte dhjetra gra të tjera!
Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shperfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video per ti shantazhuar apo per nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojne prova dhe video qe viktimat i deninconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!
Disa prova dhe video më kane ardhur ne inbox nga punoniës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur te mos i publikoj videot sepse vetem i shtojne shemti videos qe tashme eshte publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti denojne me ashpersine me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin!