Flash News

KRYESORE

Pas futbollistit të Fiorentinës, edhe trajneri bën tatuazh për Astorin

Pas futbollistit të Fiorentinës, edhe trajneri bën tatuazh

Stefano Pioli, trajneri i Fiorentinës, ka bërë një tatuazh në nder të Davide Astorit, kapitenit që vdiq më 4 mars për shkak të një ataku kardiak.

Ai e konfirmoi këtë gjë nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku ndau me publikun gjestin e tij, në një studio tatuazhi në Firence.

Ky është një fakt që tregon shumë, pasi Astori nuk ishte thjesht një futbollist dhe një kapiten, por edhe një shok për të gjithë pjesëtarët e ekipit.

Kujtojmë se këtë javë, shoku i ekipit Briaghi, bëri gjithashtu një tatuazh në kujtim të Astorit.

Të fundit