Flash News

KRYESORE

Pas gabimit të Trump, Tim Cook ndryshon emrin në Twitter. Tani është ‘Tim Apple’

Shefi ekzekutiv i Apple ndryshoi ditën e djeshme emrin në rrjetin social Twitter nga “Tim Cook” në “Tim Apple”, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ngatërroi emrin e tij gjatë një takimi.

Ditën e djeshme, presidenti Trump e quajti gabimisht ekzekutivin ‘Tim Apple’ dhe menjëherë lajmi u përhap nëpër mediat sociale.

Tashmë, Cook ka ndryshuar emrin e tij në Twitter, për të vijuar shakanë me komunitetin e internetit.  Nëse po përdorni Android ose një pajisje Windows  në vend të “mollës” do të shikoni vetëm një katror bosh.

 

Të fundit