Flash News

KRYESORE

Pas gati 5 ditësh, liderët e BE-së arrijnë marrëveshjen ‘historike’ për rimëkëmbjen historike

Pas gati 5 ditësh, liderët e BE-së arrijnë marrëveshjen

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje "historike" në një plan masiv rimëkëmbjeje për ekonomitë e tyre të dëmtuara nga pandemia në orët e para të së martës, pas një takimi që zgjati gati pesë ditë.

Marrëveshja i hap rrugën Komisionit Evropian, ekzekutivit të BE-së, për të mbledhur miliarda euro në tregjet e kapitalit në emër të të 27 shteteve, një akt i paprecedent i solidaritetit në pothuajse shtatë dekada të integrimit evropian.

Ishte kryetari i Këshillit të BE, Charles Michel, ai i cili bëri të ditur lajmin të martën (në orën 5.15 në mëngjes). E gjithë paketa arrin shifrën e 1,8 bilionë euro, prej tyre 1074 euro janë planifikuar për buxhetin shtatëvjeçar të BE-së dhe 750 miliardë euro për programin e koniunkturës dhe investimeve.

Të shumtë ishin ata që kishin paralajmëruar se një samit i dështuar në mes të pandemisë së coronavirusit do ta vinte në dyshim seriozitetin e bllokut pas viteve të krizës ekonomike dhe largimit të fundit të Britanisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kryesoi samitin bashkë me kancelaren gjermane Angela Merkel, e përshëndeti atë marrëveshjen si "me të vërtetë historike".

Shtetet anëtare u ndanë kryesisht midis atyre që u goditën më shumë nga pandemia, dhe ato të shqetësuara për kostot e planit të rimëkëmbjes.

Avancimi i bisedimeve erdhi pasi Presidenti i Këshillit të BE-së, Michel prezantoi një propozim të ri i cili zvogëlon sasinë e parave në dispozicion si grante në krahasim me kreditë.

Të fundit