Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Pas Gjermanisë reagon edhe Mbretëria e Bashkuar: Dëshirojmë votim të paqtë, vetëm dialogu zgjidh problemet
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, dëshiron që procesi i votimit më 30 qershor të jetë i paqtë dhe e konsideron çdo formë dhune është e papranueshme.
Ky institucion ka shprehur qëndrimin e vet në lidhje me situatën e cila do të kulmojë të dielën, kur edhe do të mbahen zgjedhjet lokale.
Ambasada shpreson që sjellja e opozitës, të jetë po ajo që tregoi në protestën e 21 qershorit të shkuar dhe është e qartë se nuk ka njeri mbi ligjin.
“Mbretëria e Bashkuar beson se qytetarët kanë të drejtën që të votojnë në mënyrë të paqtë dhe të sigurt. Çdokush i angazhuar të dielën më 30 qershor duhet që të luajë rolin vet që të sigurojë një zhvillim të paqtë dhe të sigurt.
Çdo formë nxitjeje dhune është e papranueshme.
Ne mbështesim misionin ndërkombëtar të udhëhequr nga ODIHR për të monitoruar procesin e votimit. Në protestën e fundit të mbajtur më 21 qershor 2019. Ne pamë demonstrata paqësore që mbajtën vlerat demokratike dhe ne nxisim që të njëjtat principe të ndiqen edhe më 30 qershor.
Ne u kërkojmë liderëve të politikës që të përmbahen nga provokimet dhe retorika acaruese.”
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar beson se palët në mënyrë urgjente duhet që të angazhohen në dialog konstruktiv.
“Ne vazhdojmë që t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në mënyrë urgjente të angazhohen në një dialog konstruktiv që të zhbllokojnë këtë ngërç.
Vetëm nëpërmjet dialogut Shqipëria mund të zgjidhë situatën politike aktuale dhe të përqendrohet në zhvillimin e një Gjykatës Kushtetuese dhe reforme elektorale duke përfshirë rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it.
Në vazhdim, në presim që të gjitha palët të mbështesin reformën në drejtësi që po kryhet dhe të vazhdojnë të hetojnë të gjitha akuzat për korrupsion dhe krimet elektorale, përfshirë vjedhjen e votave.
Mbretëria e Bashkuar është e qartë që asnjë nuk është mbi ligjin. “
Edhe ambasada gjermane bëri thirrje që të rikthehet në funksion sa më parë Gjykata Kushtetuese. Gjithashtu, ka kërkuar që të sqarohen aktet kriminale të zgjedhjeve të shkuara, duke iu referuar këtu përgjimeve te BILD për vjedhjen e votave në zgjedhjet e vitit 2016 dhe 2017.