Flash News

KRYESORE

Pas gjithë lajmeve për ngjashmërinë me vajzën e Kylie, flet truproja por nuk bindi asnjë

Tim Chung, truproja i Kylie Jenner po përflitet prej kohësh si babai i vërtetë i vajzs se bukuroshes së familjes Kardashian-Jenner. Ngjashmëria mes Stormi-t dhe atij është kaq e madhe dhe mediat gjatë gjithë kohës shkruajnë vetëm për këtë. Ajo që i ngatërroi të gjithë është se kur Tim Chung u pyet nga një gazetare për këtë histori, ai dha një përgjigje që nuk sqaroi asgjë. “Nuk mund të përgjigjem”, tha Tim dhe i bëri gjërat akoma më lëmsh duke filluar dhe njëhërë thashethemet në lidhje me atësinë e Stormit. Pas kësaj, Tim bëri një shkrim të gjatë në Instagram duke shkruar: “Jam një njeri shumë i rezervuar dhe në raste normale nuk do t’u isha përgjigjur thashethemeve apo historive të tilla që janë kaq qesharake sa të bëjnë për të qeshur. Me respekt të thellë për Kylie- n, Travis- in, vajzën dhe famijën e tyre do doja të sqaroja të vërtetën dhe të them se lidhja ime me Kylie- n dhe familjen e saj ka qenë e limituar dhe një në aspekt strikt dhe profesional. Nuk ka asgjë tjetër këtu dhe u kërkoj mediave mos të më përfshijnë më në të tilla histori që shfaqin mos respekt ndaj familjes së tyre.” Por ata ngjajnë kaq shumë dhe as kjo deklaratë nga ana e mashkullit më seksi pranë familjes Kardashian-Jenner, nuk na bindi!

My first and last comment.

A post shared by TIM CHUNG (@timmm.c) on

Të fundit