Pas golit të Interit, Peter Olainka dëshiron të luajë për Shqipërinë

Goli që i shënoi Interit në Ligën e Kampioneve, ka bërë që e gjithë vëmendja të jetë te Peter Olainka. Futbollisti i Slavaias së Pragës edhe pse ka nisur një jetë të re në Çeki, nuk e harron Shqipërinë. Ai më parë ka qenë një futbollist i Skënderbeut dhe Bylisit.

Vitet e kaluara në vendin tonë kanë lenë shenjë, ndërkohë që për mediat çeke, 23 vjeçari ka thënë se dëshiron shumë që të veshë fanellën kuqezi në të ardhmen.  Për medien çeke, “efotbal” Olainka, ka zbuluar se vazhdon të shpresojë se dëshira e tij mund të realizohet.

“Kishte shumë diskutime rreth kësaj mundësie dhe nuk kam qenë kundër. Në një moment isha shumë afër, le të themi 60 me 40, për t’iu bashkuar Shqipërisë. Unë mësova pak gjuhën dhe më tërhiqte ideja. Nuk është bërë ende realitet, por nëse çdo gjë shkon në rregull, do të dëshiroja të luaja për ata. Nëse më thërrasin ndonjëherë në të ardhmen, do të jetë e shkëlqyer, do të jem i lumtur. Por nëse jo, ka opsione të tjera”, deklaroi Olainka.

Paraqitjet e tij në rritje dhe dëshira e shprehur për t’u veshur kuqezi mund edhe të bëjnë që trajneri Edi Reja ta marrë në konsideratë.

Olainka me origjinë nga Nigeria erdhi në Shqipëri në moshën 16 vjeçare. bë Superiore debutoi ën moshën 17 vjeçare. Ai e nisi karrierën te Bylisi, ku qëndroi për katër sezone, e më pas u transferua te Skënderbeu në 2013-ën. Për 3 sezone ai bëri paraqitje mjaft të mira në fushë, ndërsa në 2016-ën u shit në Belgjikë te Genk për shumën e 1 milionë eurove.