Flash News

KRYESORE

Pas “gostisë” së Tom Doshit në këmbim të votës reagon policia

Pas “gostisë” së Tom Doshit në këmbim të

Pavarësisht se Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër, deklaronte me zë dhe figurë se pakot me ushqime po i jepte për Ramazanin dhe Ditën e Bajramit, një veprim i tillë është konsideruar i jashtëligjshëm edhe nga policia, e cila ka çuar dosjen penale në Prokurorinë e qytetit.

Në njoftimin e saj për shtyp, policia sqaron se janë shoqëruar dy persona në lagjen Liria në Shkodër, ku në një zyrë elektorale të PDS-së, por shpërndaheshin pako me ushqime në këmbim të votës.

Policia ka shoqëruar kryetarin e PDS-së së Shkodrës, shtetasin P.Rr, 49 vjeçar, si dhe një 29 vjeçar me inicialet S.Gj. Sipas njoftimit të policisë, ishin këta dy shtetas që po shpërndanin pakot me ushqime.

Në fund të njoftimit, policia saktëson se ndaj këtyre shtetasve i janë referuar materialet prokurorisë së Shkodrës, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje.

NJOFTIMI I POLICISË

Ne datë 23.06.2017, rreth orës 15:30 është marrë informacion se në Lagjen "Liria" Shkodër, tek një zyre elektorale, po behej shperndarje pakosh me ushqime në këmbim të blerjes së votave.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër shkuan ne vendin e cituar.

Nga kqyrja e zyrës elektorale u konstatuan rreth 70 pako në qese plastmasi, me artikuj ushqimor.

Ato po shpërndaheshin nga Kryetari lokal i një subjekti politik, shtetasi P.Rr. 49 vjeç, banues ne Shkodër, si dhe shtetasi S.Gj, 29 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen "Skënderbeg" Shkodër.

Në polici ata deklaruan se pakot me ushqime po i shpërndanin për shtresat në nevojë, me rastin e festës së Bajramit.

Materjalet në ngarkim të këtyre shtetasve do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të "Korrupsioni aktiv në zgjedhje", parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal

 

 

 

Të fundit