Flash News

KRYESORE

Pas Gramoz Ruçit, Kosta Barjaba zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit?

Pas Gramoz Ruçit, Kosta Barjaba zgjidhet Sekretar i

Pas konfirmimit të Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit, ka dalë edhe emri i mundshëm për postin e Sekretarit të Përgjithshëm. Është anëtari i LSI-së, Elio Laze që njofton se Albana Shtylla do të zëvendësohet nga Kosta Barjaba, pjesë e strukturave të Partisë Socialiste.

Laze kritikon këtë zgjedhje të Barjabës si Sekretar i Përgjithshëm, ndërsa thekson se ai dhe Ruçi tregojnë për nivelin e ulët të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-në.

“Lajm i Fundit! Kosta Barjaba projektohet për Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA në pikën më të lartë”, shkruan Elio Laze.

Emri i Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit pritet të konfirmohet pas betimit të deputetëve dhe kryetarit në seancën e parë të 9 shtatorit.

Të fundit