Flash News

KRYESORE

Pas Hajdarit edhe Gjuzi: Jam kërcënuar me mesazhe

Pas Hajdarit edhe Gjuzi: Jam kërcënuar me mesazhe

Deputeti Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit tha se ka marrë mesazhe kërcënuese pas vërejtjes së kryetarit të Kuvendit në seancën e kaluar për veshjen.

"Në orën 14:19 minuta më ka ardhur mesazh kërcënues për veshjen. Çfarë kodi shkela?" tha Gjuzi.

Por nga ana e tij, Gramoz Ruçi tha se nuk ka asnjë kërcënim, por një kërkesë për të respektuar kodin e veshjes.

Po ashtu pak më parë, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari tha se është kërcënuar me jetë në zyrën e saj, ndaj i kërkoi kreut të Kuvendit, të merren masa të rrepta për kontrollimin e personave që kanë akses në Kuvend dhe Kryesi para se të ketë ndonjë viktimë.

Rudina Hajdari bën deklaratën ‘bombë’ në Kuvend: Më kanë kërcënuar në zyrë, merrni masa para se këtu të ketë viktima

Të fundit