Flash News

KRYESORE

Pas Haxhinastos, një tjetër ish-ministër i LSI-së do thirret nga Prokuroria

Pas Haxhinastos, një tjetër ish-ministër i LSI-së do thirret

Ditën e sotme, ish-ministri Edmond Haxhinasto u paraqit tek Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dhënë sqarime në lidhje me procedurat e ndjekura gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Mësohet se Haxhinasto është pyetur se pse nuk ka reaguar pas auditeve që i janë paraqitur ministrisë, në kohën që ai e drejtonte, sa i takon abuzimeve që janë konstatuar gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Ndërkohë, burime bëjnë të ditur se po për këtë çështje Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marr në pyetje edhe ish-ministrin tjetër të LSI-së, Sokol Dervishi, i cili drejtoi për disa muaj ministrinë e Transporteve pas largimit të Haxhinastos.

Krahas Dervishit, prokuroria do të thërras në ditët e ardhshme edhe kreun e aktual të Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro. Ky i fundit, në kohën kur ARRSH drejtohej nga Dashamir Xhika, 2013-2017, ishte në postin nën drejtorit.

Të fundit