Flash News

KRYESORE

Pas Higuain e Caldara, Milan blen edhe Laxalt nga Genoa

Pas Higuain e Caldara, Milan blen edhe Laxalt nga Genoa

Ekipi i Milanit ka arritur marrëveshjen për të transferuar uruguaianin Diego Laxalt nga Genoa.

Kuqezinjtë do të paguajnë 14 milionë euro për kartonin e tij dhe 4 të tjera në formë bonusesh, ndërsa një pjesë e madhe e kësaj shume, do të zbritet nga shifra që Genoa duhet t’i paguajë Milanit për blerjen e Lapadulës.

Laxalt do të jetë një vlerë e shtuar për Gattuson, pasi luan si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë e sulm, në krahun e majtë, ndërsa mbetet ende për t’u kuptuar se si do të vijojë merkatoja e kuqezinjve.

Mediat italiane hedhin dritë mbi një transferim të mundshëm të Rodriguez te Paris Saint Germain, që janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi nuk arritën të marrin Alex Sandron nga Juventusi.

Me dyshen Leonardo-Maldini, Milani është rizgjuar në merkato dhe ka afruar plot pesë futbollistë me peshë, si Higuain, Caldara, Bakayoko, Castillejo dhe së fundi Laxalt.

Të fundit