Flash News

KRYESORE

Pas humbjes në Torino, Milan merr vendimin për Gattuso-n

Pas humbjes në Torino, Milan merr vendimin për Gattuso-n

Pas humbjes me rezultatin 2-0 ndaj Torinos, Milani mbetet në vendin e pestë në renditjen e kampionatit, teksa rruga për në Champions bëhet Akoma më e vështirë.

Zërat për largimin e trajnerit të kuqezinjve, Gennaro Gattuso-s, kanë vazhduar të qarkullojnë në mediat italiane, por klubi ka vendosur që vijojë me teknikun deri në fund të këtij sezonit, ku kuqezinjve do t’u duhet të ndryshojnë fatin në vetëm 4 ndeshje.

Drejtuesit e klubit kuqezi qëndruan rreth një orë në një takim kokë më kokë me Gattuson duke dalë në përfundimin që nuk ka asnjë shkarkim deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, pretendenti kryesor për pankinën e Milanit është Maurizio Sarri.

Të fundit