Flash News

KRYESORE

Pas integrimit në BE, 102.000 banorë braktisin Kroacinë

Pas integrimit në BE, 102.000 banorë braktisin Kroacinë

Sipas statistikave zyrtare, 102.000 koratë janë larguar jashtë vendit në tre vitet e para të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Megjithatë, parashikohet që shifra aktuale është shumë më e madhe, pasi shumë prej tyre shkojnë “në të zezë”, pa u lajmëruar.

Siç duket, që nga viti 2013 deri në vitin 2016 rreth 230.000 njerëz kanë ikur nga Kroacia.

Mosha mesatare e emigrantëve ra pas vitit 2013 nga 41.5 në 33.6 vjet, sipas një studimi të fundit nga Instituti i Zagrebit për Financat Publike.

Ndërkohë, disa parashikime thonë se deri në vitin 2050, Kroacia mund të mbetet pa 800,000 banorë, ndërsa në të njëjtën kohë do të ketë nevojë për një milion punëtorë të rinj.

Të fundit