Flash News

KRYESORE

Pas ish-drejtorit Dashamir Xhika, arrestohen dhe 4 bashkëpunëtorët e tij

Pas ish-drejtorit Dashamir Xhika, arrestohen dhe 4

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, njëherësh përfaqësues i LSI, Dashamir Xhika, u arrestua nga Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë mbrëmjen e djeshme. Por pas tij, prokuroria  e Elbasanit ka lëshuar edhe 4 urdhër arreste për bashkëpunëtorët e tij.

Arrestimi i Xhikës erdhi pas kallëzimit nga Prokuroria për shpërdorim detyre në kohën kur ishte drejtor dhe abuzimit me fondet.

Bëhet fjalë për shpërdorim fondesh (rreth 5 miliardë lekë të vjetra) por dhe abuzime me ndërtimin e aksit Tiranë-Elbasan dhe rrugës së Gjinarit në 2009-ën.

 Pas kërkesës së prokurorisë janë janë lëshuar 5 urdhër arreste, nga të cilat është ekzekutuar deri tani vetëm një, pra për Dashamir Xhikën.

Urdhër-arresti është lëshuar edhe për Andi Tomën, ish kreu i rrugëve nga viti 2008- 2013, Rexhep Tarbën, ish-mbikqyerës i punimeve në rrugën e Gjinarit, Agron Hysa dhe Kujtim Hysa.

Të fundit