Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Florian BIEBER / POLITIKO
Jo-ja e Presidentit Francez Emmanuel Macron për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka vrarë një strategji kryesore të BE për transformimin e rajonit.
Jo vetëm që anëtarësimi në Bashkimin Europian është bërë më i largët për të dy kombet e Ballkanit, por ka zbehur edhe shpresat e të tjerëve në rajon.
Por kjo nuk është domosdoshmërisht gjë e keqe. Siç Winston Churchill është (keq)cituar të jetë shprehur BE nuk duhet të lejojë që "një krizë për të qenë të shkojë kot".
Ka shumë arsye të mira për të mos u pajtuar me rezistencën e Francës për të ecur përpara me bisedimet e pranimit. Fakti që vendet anëtare, të tilla si Franca, nuk mund të bien dakord të mbështesin gjykimin e Komisionit Europian - i cili zbuloi në fillim të këtij viti se, si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria, i plotësuan kriteret për të filluar bisedimet - përbën në fakt një krizë. Kjo u dëshmon shpesëtarëve për në BE që qeveritë nuk besojnë në punën e Komisionit dhe e bëjnë procesin të duket i paparashikueshëm dhe i ndërlikuar.
Megjithatë, Macron ka të drejtë në diagnozën e tij se procesi është i prishur. Kjo nuk do të thotë që BE, e paaftë të ecë përpara derisa të gjithë të jenë në të njëjtën varkë, duhet të heqë dorë nga Ballkani. Do të thotë se duhet të shihet një ngërç si një mundësi për të rishikuar marrëdhëniet e saj me rajonin.
Për BE-në, ky mund të jetë momenti që të përqendrohet përfundimisht në zhvillimin e mjeteve më të mira për t'u marrë me autokratët në rajon, të cilët kanë pak stimuj për të hequr dorë nga kontrolli i tyre joformal i institucioneve kombëtare. Komisioni e identifikoi këtë si problem vitin e kaluar, por ka qenë shumë i ndrojtur në përpjekjet për t'u marrë me të, duke zgjedhur që ta bëjë procesin e zgjerimit më kompleks dhe të rëndë dhe të shtyjë problemin për më vonë.
Franca pretendon se dëshiron të rindërtojë mënyrën se si BE i trajton bisedimet e pranimit. Kjo tingëllon e zbrazët, duke pasur parasysh se Parisi nuk e ka ndërmarrë iniciativën në propozimin se si ta bëjë këtë. Ky është momenti i BE-së që t'ia kërkojë Parisit këtë.
Ngecja aktuale duhet të jetë gjithashtu një thirrje për zgjim. BE-ja duhet të zhvillojë një politikë të re të jashtme në rajon që nuk përqendrohet vetëm në procesin e anëtarësimit në kurriz të diplomacisë së mirë.
Qasja e bllokut në Ballkanin Perëndimor është mbështetet prej kohësh në tundjen e karrotës së pranimit në BE si nxitjen kryesore - dhe nganjëherë të vetmen - për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Merrni për shembull Kosovën dhe Serbinë, ku dialogu me Brukselin është udhëhequr nga premtimi se nëse të dy vendet normalizojnë marrëdhëniet, rruga e tyre drejt anëtarësimit në BE do të hapej. Kjo ndaloi së funksionuari vite më parë, përmbysur nga bisedimet për ndryshime kufijsh dhe pasiguria nëse pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin Kosovën do të ndryshonin ndonjëherë mendje.
Perspektiva e anëtarësimit në BE ishte një nxitje e fuqishme për disa. Por ajo gjithashtu largoi vëmendjen nga vetë problemi. Shumë shpesh, politika e jashtme e BE-së mbështetej në premtimin e anëtarësimit eventual si një lloj kure për gjithçka, në vend të shihej si një investim në ndërmjetësim intensiv.
BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të mendojnë për mënyra të reja për të punuar së bashku. Gjashtë vendet e rajonit mund të gjejnë fusha specifike të politikave në të cilat ata mund të integrohen në BE, pa u anëtarësuar zyrtarisht në bllok. BE-ja nga ana tjetër mund të mbështesë këto përpjekje me ekspertizë dhe burime, përfshirë projektet që lidhen me mjedisin ose infrastrukturën.
Në këtë mënyrë, edhe nëse anëtarësimi rezulton të jetë një rrugë më e gjatë nga sa kishin shpresuar shumë, rajoni tashmë mund të shkojë më afër BE. Vendet mund të imagjinohen - edhe nëse ende nuk është realiste - në një moment të bëhen pjesë e zonës pa-pasaportë Shengen, ose Zonës Ekonomike Europiane. Përfundimisht, anëtarësimi në BE gjithashtu do të bëhej më i lehtë dhe më i shpejtë, pasi ato do të ishin integruar gradualisht në strukturat e BE.
Ngecja e fundit në këtë proces për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjithashtu mund të ruajë një mësim të vlefshëm për reformatorët në rajon, të cilët janë mbështetur shumë gjatë te të huajt për konfirmim. Tani mesazhi nga Brukseli është i qartë: Ju jeni vetëm.
Mund të jetë e dhimbshme, dhe sigurisht nuk është mesazhi për të cilin ata kishin shpresuar, por mund t'i shtyjë ata që kërkojnë të përmirësojnë mënyrën e drejtimit të vendit të tyre për të ndërmarrë veprime, në vend që të presin për ndihmë nga jashtë që nuk ka ardhur dhe as nuk do të vijë.
Që një shoqëri të shndërrohet në të vërtetë në një demokraci të konsoliduar, bazuar në shtetin e së drejtës, ndryshimi duhet të vijë nga brenda. BE-ja, në rastin më të mirë, mund të sigurojë një model dhe një nxitje për të ndërmarrë hapat e nevojshëm. Por nuk mund ta bëjë vetë punën.
Presidenti serb Aleksandar Vuçic dhe të tjerët në rajon kanë bërë lëvizje drejt BE-së në teori, ndërsa minojnë institucionet demokratike dhe median e pavarur në praktikë. Kjo trajektore nuk është në interesin e mirë të askujt.
Zgjerimi i BE-së ka qenë gjithmonë një mjet për të shndërruar vendet, dhe anëtarësimi në vetvete një lloj anti-klimaksi në momnetin që ndodh. BE duhet të rimendojë se si të gjejë mënyrën më të mirë për të arritur qëllimet në rajon: mbështetjen e një transformimi real dhe të qëndrueshëm, nga poshtë-lart.
*Florian Bieber është profesor i Historisë dhe Politikës në Evropës Juglindore në Universitetin e Graz dhe koordinator i Grupit Këshillimor të Politikave të Ballkanit në Evropë (BiEPAG). Ai është autori i "Lindja e Autoritarizmit në Ballkanin Perëndimor" (Palgrave, 2020).
**Përkthimi: Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38