Flash News

KRYESORE

Pas kaosit për shembjen e teatrit, PD dhe LSI sot rikthehen në protesta

Pas kaosit për shembjen e teatrit, PD dhe LSI sot rikthehen në

Opozita jashtëparlamentare ka konfirmuar pjesëmarrjen sot në protesta, duke iu përgjigjur thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pas shembjes së TK dje në 4.30 të mëngjesit.

PD vendosi mbrëmë vonë pas mbledhjes me strukturat, ndërsa LSI pas mbledhjes së kryesisë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka shpallur një protestë për ditën e nesërme në orën 16.30 dhe ka kërkuar pjesëmarrjen sa më të madhe të qytetarëve. Është vendim i Partisë Demokratike për të mobilizuar maksimalisht strukturat tona, duke u bërë thirrje gjithë demokratëve shqiptarë, gjithë opozitarëve, gjithë qytetarëve që nesër të jemi totalisht në mbështetje të Aleancës, në protestë kundër këtij krimi makabër dhe shkelje flagrante të kushtetues dhe ligjit, në një protestë jo vetëm në mbrojtje të artit, trashëgimisë kulturore, kulturës, por kundër tiranisë, shkeljes së ligjit dhe të drejtave themelore të qytetarëve, kundër mjerimit ekonomik, që janë veprat e keqbërësit dhe të të keqes më të madhe të vendit, që është Edi Rama.

Ndaj, në mbledhjen e sotme janë ndarë detyrat për të siguruar pjesëmarrjen maksimale dhe për t’i bërë thirrje çdo qytetari të angazhohet në këtë protestë nesër në orën 16.30. Ndonëse si shkak merr prishjen makabre të Teatrit Kombëtar, ajo ka për synim diçka shumë më të madhe që i takon të gjithë shqiptarëve - rikthimin tek vlerat elementare të demokracie, të shtetit të së drejtës, të garancive për jetën dhe sigurinë e qytetarëve dhe të shanseve e mundësive për një jetë më të mirë në vendin tonë. Të gjitha këto janë të mundura dhe do të jenë të mundura në momentin që Shqipëria t’i kthehet qytetarëve të saj, duke nisur nga kthimi i demokracisë, i sigurisë ligjore dhe dinjitetit të çdo njeriu.

Gjej rastin të përsëris edhe njëherë, atë angazhim zyrtar që opozita ka ndërmarrë me firmën time për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, siç ishte, natyrisht me modernizimin e nevojshëm të brendshëm. Ky është një zotim, të cilin unë, personalisht dhe koalicioni opozitar, nesër në qeverisjen e vendit, do ta bëjmë realitet. Sikundër, dua të përsëris vendosmërinë time për të çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave të gjithë ata që u përfshinë në këtë krim makabër”, tha Basha.

Ndërkohë, pas mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari konfirmoi pjesëmarrjen në këtë protestë edhe të LSI përballë Ministrisë se Brendshme.

Kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim vendosi qe te mbeshtese plotesisht tubimin e thirrur neser nga Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ne oren 16:30 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit perballe Ministrise se Brendshme

Kryesia vendosi, te mbeshtes ne menyre te vazhdueshme te gjitha aktivitetet publike te aleances per Mbrojtjen e Teatrit.

Ndaj ju bejme thirrje te gjithe strukturave te LSI, te gjithe simpatizanteve, mbeshtetesve dhe miqve te saj per te marre pjese masivisht ne kete tubim.

I bejme thirrje Policise se Shtetit te mos ndaloje dhe te krijoje incidente pjesemarresve ne tubim.

I bejme thirrje te gjithe qytetareve, vecanerisht te Tiranes qe te marrin pjese masivisht per ti treguar Edi Rames dhe klikes se tij mafioze qe eshte populli Zot I fateve te veta”, tha përfaqësuesi i LSI.

Protesta pritet të mbahet në orën 16.30 pas thirrjes nga AMT, pas tensioneve të krijuara dje me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, shoqëruar me shumë arrestime të dhunshme nga ana e policisë.

Të fundit