Flash News

KRYESORE

Pas "Këngës Magjike", deklarata e Mc Kreshës: Po mendoj të lë muzikën

Pas "Këngës Magjike", deklarata e Mc Kreshës: Po mendoj

"Psikopatja jote" në bashkëpunim me Fifin, ka qenë një sukses për Mc Kreshën. Prania e tij në këtë këngë e ka bërë më të bukur këtë përfaqësim dhe dolën nga ky festival me çmimin e tretë e më mbështetjen e madhe të publikut.

I ftuar në emisionin 'Oxygen’, ai foli për karrierën dhe planet e tij dhe u shpreh se kur të krijojë familje do të heqë përfundimisht dorë nga muzika:

“Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti im i trurit më jep mundësinë të mbetem gjallë edhe pa muzikë. Kaq shumë sa e dua muzikën edhe po mendoj ta lë. Për muzikën hip-hop duhet të dal unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ edhe djali im do jetë aty e do dëgjoj. Nëse bëhem me familje, unë nuk mundem të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë.”

Të fundit