Flash News

KRYESORE

Pas këngës me Calvin Harris, Dua Lipa së shpejti bashkëpunim me Ariana Grande-n

Pas suksesit të këngës “New Rules” në Brit Awards në shkurt dhe pas “IDGF”, Dua Lipa erdhi me një bashkëpunim me Calvin Harris me këngën “One Kiss”, e cila deri më tani po qëndron në vend të parë të listave ndërkombëtare.

Së fundmi, sipas mediave të huaja, Dua do të ketë një bashkëpun me këngëtaren e njohur Ariana Grande.

Kënga që do të sjellin bashkë dy artistet quhet “Bad to You”, dhe është regjistruar në agjencinë ASCAP, ku regjistrohen të gjitha këngët para publikimit për shkak të të drejtave të autorit.

Të njëjtat burime kanë treguar se ky bashkëpunim do të vijë në kuadër të albumit të ri të Dua Lipës.

Të fundit