Flash News

KRYESORE

Pas kërkesës për dorëheqje të mjekëve të urgjencës, Rama publikon videon. Do përmbushen kërkesat e tyre?

Pas kërkesës për dorëheqje të mjekëve të

Pas kërkesës për dorëheqje të 8 mjekëve të urgjencës, kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka pubilikuar një video të bluzave të bardha, të cilët qëndrojnë në krye të detyrës gjatë përmbytjeve në Vlorë e Fier. Kryeministri shprehet se puna e mjekëve qe e pandërprerë, duke dhënë ndohmën e tyre në të gjitha familjet.

“MIRËMËNGJES 

dhe me këto pamje nga puna e pandërprerë e ekipeve të mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore në qendrat e evakuimit dhe shtëpi më shtëpi në familjet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Por a i justifikojnë këto fjalë të Ramës, shqetësimet e mjekëve për mungesë kushtesh?

Në kërkesën drejtuar ministres së Shëndetësisë, nga mjekët e urgjencës së Tiranës shkruhej

 “Në kuadër të situatës së krijuar në Urgjencës e QSUT, ku;

-Kushtet e punës për stafin nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënës-punëmarrës;

-Ka mbingarkesë me të sëmurë të shtruar mbi 48 orë në urgjencë për mungesë vendesh në pavionet e tjera në kundërshtim me urdhrin;

-Mos zbatimi i urdhrave të tjerë të nxjerrë nga drejtoria nga shërbimet e tjera që reflektojnë mbingarkesën e urgjencës.

Në këto kushte ku për shkak të mbingarkesës, e cila nuk lidhet me punën e mjekëve por të shërbimeve, tërhiqemi nga pozicioni i punës duke respektuar paralajmërimin sipas Kodit të Punës me 30 dite përpara”.

Të fundit