Flash News

KRYESORE

Pas kërkesës për referendum, Presidenca tjetër lëvizje: Më 8 dhjetor, tubim mbarëpopullor

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook njofton se në datën 8 dhjetor, presidenti do të organizojë në sheshin ‘Demokracia’ një tubim mbarëpopullor.

“Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin "Demokracia" në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve '90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!

SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱”, shkruan Blushi.

 

 

 

 

 

 

Kujtojmë se data 8 dhjetor shënon ditën kombëtare të Rinisë, një ditë që shënon dhe 27-vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.

Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nder të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Dy ditë më parë në konferencën e jashtëzakonshme, presidenti kërkoi mbështetjen e popullit për të nisur një referendum.

Të fundit