Flash News

KRYESORE

"Pas kësaj që pashë, shumë veta do të vdesin"; publikohet video e re nga 'Game of Thrones'

Na ndajnë vetëm pak ditë nga transmetimi i serisë së parë të sezonit final të "Game of Thrones". Faqja zyrtare e serialit epik që ka miliona fansa në gjithë botën ka publikuar një orë më parë një video të re me pamje nga "Winterfell" që është dhe shtëpia e Starks.

Videoja është paksa e frikshme, kështu është komentuar dhe nga fansat. Të shumtë janë ata që komentojnë se pasi kanë parë këtë video, ndjejnë se shumë veta do vdesin.

Seria e parë do të vijë në ekranin e HBO-së me datë 14 prill.

Të fundit