Flash News

KRYESORE

Pas Kikit vjen ‘Të biesh nga yjet’, sfida më e re që po ‘çmend’ të rinjtë në rrjetet sociale

Javët e fundit të gjithë të rinjtë u ‘tërbuan’ pas sfidës që përhapur nga reperi Drake “In my feelings”, ku sfiduesit kërcenin paralel me makinën në lëvizje.

Por, tashmë një tjetër sfidë e re ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve të rrjeteve sociale, të cilat tashmë janë bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë.

Me hashtagun #fallingstars, që do të thotë ‘të biesh nga yjet’ sfida ka nisur të përhapet me shpejtësi.

Siç duket edhe nga fotot, ata që e aplikojnë njerëzit pozojnë sikur janë rrëzuar me fytyrë ne tokë nga makina, nga shkallët, jahti, aeroplani etj.

Sfida ka nisur në Rusi po përhapet në gjithë botën.

 

Të fundit