Flash News

KRYESORE

Pas Klopp-it, radhën për të komentuar trajnerët e ka Pep

Pas Klopp-it, radhën për të komentuar trajnerët e ka Pep

Manchester City-Chelsea është ndeshja që po presin të gjithë. Kjo sfidë do të luhet nesër në orën 18:30, me rikthimin e futbollit të klubeve pas ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020.

Ky do të jetë një duel Pep Guardiola - Frank Lampard. Trajneri i "Qytetarëve" ka thënë fjalët më të mira për homologun e tij, duke e quajtur me fat që punon te Chelsea.

"Mendoj se e ardhmja është në duart e Frank. Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe mungesa e përvojës, sepse ai ka një avantazh tjetër. Ai e njeh klubin ku po punon, madje e njeh me detaje. Kjo është shumë e rëndësishme".

I pyetur për ndërrimin e trajnerëve te Tottenham, nga Pochettino te Mourinho, Pep komentoi: “Jose është një trajner i jashtëzakonshëm dhe jam i sigurt që do të bëjë një punë fantastike te Tottenham. Largimi i Mauricios më befasoi, sepse ai ka punuar super te Tottenham".

Të fundit