Flash News

KRYESORE

Pas Kolegjit të Kryetarëve, Basha mbledh sot Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar

Pas Kolegjit të Kryetarëve, Basha mbledh sot Kryesinë dhe

Një ditë pas mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar sërish takimet edhe sot, të dielën.

Gjatë mbledhjes me Kryesinë dhe ish grupin parlamentar të PD, në fokus të diskutimit kanë qenë zgjidhja e krizës, intensifikimi i aksionit opozitar, përgatitjer për zgjedhje të parakohshme, shtim të punës në terren dhe takime me qytetarët.

Po ashtu, Basha ka folur edhe për Raportin e OSBE/ODIHR dhe rezolutën e Bundestagut, duke shpresuar se deri në Tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike.

Ndërkohë, dje gjatë takimit me kryetarët e partive në rrethe, Basha i porositi që të fillojnë menjëherë përgatitjet elektorale dhe për aksion politik.

“Vendi është ne një krize te thelle shumëplanëshe dhe detyra e PD dhe opozitës eshte te angazhohet seriozisht per te qene pranë njerëzve dhe per t’i hapur rruge perspektives europine te Shqipërisë. Opozita ka dhënë propozimet e veta per zgjidhjen e krizes ne vend, qe kalon permes zgjedhjeve te njëkohshme parlamentare dhe lokale te parakohshme, me qeveri tranzitore qe garantin standardet per zgjedhjet e lira dhe te ndershme”, ishte mesazhi i Bashës.

Të fundit