Flash News

KRYESORE

Pas komentit racist, ABC pushon nga puna aktoren dhe ndalon transmetimin e serialit

Aktorja 65-vjeçare, Roseanne Barr, është pushuar nga puna dhe për fajin e saj kanë ngelur pa punë dhe qindra të tjerë. Ajo ishte protagoniste e serialit “Roseanne”, që transmetohej çdo të marte në televizionin amerikan, ABC.  Por televizioni ka ndaluar transmetimin e serialit për shkak të komenteve raciste nga ana e aktores.

Aktorja  ka bërë disa postime raciste në Twitter, ku shkruante se “vëllazëria myslimane dhe planeti i majmunëve u shtua me një bebe,” dhe disa fraza të tjera të  cilat kanë mjaftuar që ABC të pushonte aktoren nga puna, ku si pasojë kanë ngelur pa punë gjitha kasti.

Më pas aktorja ka kërkuar falje dhe se është munduar t`i hedhë fajin kanalit, por që ABC ende nuk ka marrë asnjë vendim, nëse do të fillojë ta transmetojë serialin apo jo.

Ky serial edhe pse është shumë i ndjekur dhe i pëlqyer nga audienca, ata kanë vlerësuar dhe duartrokitur vendimin e kanalit amerikan.

Të fundit