Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Pas komentit racist, ABC pushon nga puna aktoren dhe ndalon transmetimin e serialit
Aktorja 65-vjeçare, Roseanne Barr, është pushuar nga puna dhe për fajin e saj kanë ngelur pa punë dhe qindra të tjerë. Ajo ishte protagoniste e serialit “Roseanne”, që transmetohej çdo të marte në televizionin amerikan, ABC. Por televizioni ka ndaluar transmetimin e serialit për shkak të komenteve raciste nga ana e aktores.
Aktorja ka bërë disa postime raciste në Twitter, ku shkruante se “vëllazëria myslimane dhe planeti i majmunëve u shtua me një bebe,” dhe disa fraza të tjera të cilat kanë mjaftuar që ABC të pushonte aktoren nga puna, ku si pasojë kanë ngelur pa punë gjitha kasti.
Më pas aktorja ka kërkuar falje dhe se është munduar t`i hedhë fajin kanalit, por që ABC ende nuk ka marrë asnjë vendim, nëse do të fillojë ta transmetojë serialin apo jo.
Ky serial edhe pse është shumë i ndjekur dhe i pëlqyer nga audienca, ata kanë vlerësuar dhe duartrokitur vendimin e kanalit amerikan.