Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
‘Pas konsultave me laboratoret më të mira të Galaksisë’, Fuga: Gjashtë rekomandime për qeveri-daljen nga mbyllja e daljes
Profesori dhe akademiku Artan Fuga, përmes ironisë i jep gjashtë rekomandime qeverisë për hapjen e vendit.
Në një postim në Facebook, Fuga shkruan me ironi se teksa bota ka dështuar me rekomandimet, vendi ynë mund të marrë parasysh disa rekomandime.
Reagimi i plotë
“Gjashtë rekomandime për qeverinë daljen nga mbyllja e daljes:
Nisur nga të dhënat më të fundit shkencore, nga zbulimet që kemi bërë në një tunel në malin e Dajtit, duke mbajtur parasysh se bota po dështon dhe ka hyrë në një rrugë të gabuar në betejën me covidin19, bazuar te ndriçime pothuajse hyjnore, pas konsultimeve kombëtare në departamentet tona të specializuara për këto çështje, dhe konsultave me laboratoret më të mira të Galaksisë, jepen këto rekomandime për qeverinë:
- Të fryhen mirë gomat e autobuzave dhe të veturave personale sepse janë bërë disa javë që nuk janë kontrolluar.
- Natën vonë të mos pengohet askush që të flejë sepse është zbuluar që ëndërrat idiote sidomos janë një medikament i së ardhmes.
- Të bëhet kujdes të zbulohen edhe ata që më pas do të jenë të infektuar nga viruse të tjera sepse që tani duhet të mendohet për të ardhmen.
- Të shihen me kujdes delet, dhitë, pëllumbat sepse ka të dhëna që lakuriqët e natës sidomos natën shkojnë dhe i takojnë pa leje. Lejet për takime të jenë të vlefshme edhe për kafshë të buta me lesh.
- Sidomos të bëhet kujdes që të mos pihet ujë veçse nëpërmjet buzëve dhe grykës meqë kështu zvoglohen vrimat nga mikrobi mund të hyjë!
Qeveria të mos ketë asnjë inferioritet, por le t'i marrë këto këshilla dhe sugjerime dhe t'i zbatojë sepse nuk ka problem. Pêr shëndetin e popullit ne nuk kërkojmë të drejta autori!
Këshillën e gjashtë do t'a japim radhën tjetër!
Por dihet që ka të bëjë me tenderin e letrave higjenike dhe të pecetave në rast menstruacionesh!
Korrupcioni që po çfaqet aty o bo ves i keç!”