Flash News

KRYESORE

Pas kritikave, Banka Qendrore Evropiane ndan 750 miliardë euro për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit

Pas kritikave, Banka Qendrore Evropiane ndan 750 miliardë euro për

Banka Qendrore Evropiane do të ndajë prej 750 miliardë eurosh, për të lehtësuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit.

Për shpërndarjen e kësaj shume Banka aktivizoi një paketë të ndihmës, me mjetet e së cilës do të paguhen borxhet e qeverive dhe kompanive në vendet e Eurozonës, raporton Radio Europa e Lirë.

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, u shpreh se ky institucion do të bëjë gjithçka të mundur në “këto kohë të jashtëzakonshme”.

Njoftimi i Lagardes vjen pas konsultimit me këshillin drejtues të Bankës Qendrore Evropiane me të cilin zhvilluan bisedime përmes telefonit, të mërkurën vonë.

Së fundmi Banka Qendrore Evropiane është kritikuar për mungesë veprimesh të mjaftueshme për të mbështetur Eurozonën, krahasuar me SHBA.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi se Europa tashmë është kthyer në epiqendër të shpërthimit të koronavirusit.

Mbi 8,800 njerëz në botë kanë humbur jetën si pasojë e tij.

Të fundit