Flash News

KRYESORE

Pas kritikave dhe ofendimeve, Maradona tregon klasin edhe si trajner

Pas kritikave dhe ofendimeve, Maradona tregon klasin edhe si trajner

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona, i cili së fundmi është bërë trajner i ekipit të Dorados, ka treguar edhe aftësitë e tij si trajner pas kritikave që mori pak javë më parë.

E quajtën të çmedur dhe të droguar për shkak të disa sjelljeve të tij të pahijshme që filluan që nga Botërori i Rusisë, por ekipi meksikan nënë drejtimin e Maradonës ka triumfuar duke fituar me rezultatin 4-1 ndaj Tapaçulas.

Golat dhe festa e Maradonës ka mahnitur të pranishmit, ndërsa mediat i kanë kushtuar hapësirë të madhe momenteve të “shpërthimit” të legjendës së Argjentinës.

Media më e madhe në Meksikë, ditë më parë përmes një artikulli e cilësoi Maradonën si të paaftë, duke e shtuar se ardhja e tij në Meksikë , është një tallje që i’u bëhet trajnerëve vendas.

Të fundit