Pas kritikave në media, Rama nxjerr Erjon Braçen në foltoren e Kuvendit dhe kërkon një minutë heshtje

Mediat kryesore në vend kanë kritikuar heshtjen e politikanëve shqiptarë për 10 vjetorin e ngjarjes tragjike të Gërdecit. 10 vjetori i shpërthimit që i mori jetën 28 personave në fshatin pranë Tiranës përkoi me seancën plenare të Kuvendit, por asnjë prej deputetëve nuk e përmendi ngjarjen e rëndë.

Qytetarët përdoren edhe rrjetet sociale për të kritikuar sjelljen e pozitës dhe opozitës për këtë harresë të Gerdecit.

I gjendur përballë kësaj situate, kryeministri Edi Rama u detyrua të nxjerrë në foltoren e Kuvendit, në përfundim të seancës, deputetin Erjon Braçe për të kërkuar një minutë heshtje. Deputetët janë ngritur në këmbë duke respektuar kërkesën e kolegut.