Flash News

KRYESORE

Pas kritikave për trajtimin e pandemisë, Trump ndërpret fondet ndaj OBSH  

Pas kritikave për trajtimin e pandemisë, Trump ndërpret fondet

Presidenti amerikan Donald Trump ka udhëzuar administratën e tij që të ndalojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) në mes të pandemisë së coronavirusit të ri.

Gjatë një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se OBSH kishte "dështuar në detyrën e saj themelore" në përgjigjen e saj ndaj shpërthimit të coronavirusit.

Ai e akuzoi për keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së virusit pasi u shfaq në Kinë, ndaj sipas tij duhet të mbajë përgjegjësi.

Madje, Trump e ka akuzuar më parë OBSH edhe për njëanshmëri ndaj Kinës.

"Unë po i kërkoj administratës time të ndërpresë fondet ndërsa është bërë një rishikim për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetit në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së coronavirusit," tha Trump.

SHBA ka ofruar fondin më të madh ndaj OBSH-së, duke siguruar 400 milionë dollarë (316 milion £) vitin e kaluar.

Kontributi i Kinës në 2018-19 ishte pothuajse 76 milionë dollarë në kontribute të vlerësuara dhe rreth 10 milion dollarë në fonde vullnetare, sipas faqes së internetit të OBSH.

Të fundit