Flash News

KRYESORE

Pas kritikave të PD-së, Top Channel pasqyron deklaratën e Bashës

Mbrëmjen e sotme, Partia Demokratike kritikoi Top Channel pasi gjatë ditës së sotme nuk pasqyroi asnjë prej aktiviteteve të selisë blu. PD shprehej në deklaratën e shpërndarë për mediat se ‘Top Channel shënoi sot një rekord sa imoral, aq edhe joligjor, duke censuruar plotësisht opozitën’.

Teksa theksonte se kjo linjë editoriale bie në kundërshtim me parimet kryesore të gazetarisë për informimin e pavarur të publikut, si dhe me ligjet në fuqi për operatorët televizivë, PD i bënte thirrje ‘mbështetësve të saj dhe qytetarëve, që duan të informohen me vërtetësi, të bojkotojnë Top Channel, si televizion që, në shkelje flagrante të licensës kombëtare, nuk i shërben interesit publik!’.

Por pak pas kësaj deklarate të PD-së, reagoi kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili në një postim në rrjetin social Facebook i përgjigjej deklaratave të bëra më herët nga kryeministri Rama. Reagimi i Bashës u shpërnda edhe nga zyra e shtypit të selisë blu.

Lajmi u pasqyrua edhe në faqen e Top Channel në internet. Lajmi i parë i pasqyruar nga Top Channel për PD-në ditën e sotme.

Të fundit