Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pas krizës aktuale të Shqipërisë qëndrojnë krimet e pandëshkuara
Gazmend Kapllani
Shqipëria po kalon një ngërç politik. Është e vështirë të dish si dhe përse. Besoj, megjithatë, se burimi i krizës së fundit absurde qëndron kryesisht në faktin se partitë politike shqiptare kanë ndërprerë përfaqësimin e interesave dhe nevojave të qytetarëve shqiptarë. Ata “përfaqësojnë”, në pjesën më të madhe, interesat dhe tekat e liderëve të tyre autokratikë dhe kleptokratikë dhe miqve që i rrethojnë ata. Opozita dhe qeveria jetojnë sot në botë krejtësisht të ndryshme, ndërsa presidenti i Shqipërisë (i cili ka bashkë-qeverisur me të dyja palët dhe gruaja e tij “zotëron” gjysmën e opozitës), është në prag të shndërrimit në një shaka politike – edhe pse shakatë politike në demokracitë e brishta zakonisht kthehen në tragjedi politike.
Nuk ka asnjë dyshim se shoqëria shqiptare ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në këto 30 vitet e fundit. Është vërtet mrekulli që shqiptarët qenë në gjendje t'i mbijetonin regjimit më mizor stalinist në Europën Lindore, i cili shkatërroi strukturën e vërtetë të vendit.
Sot ata ëndërrojnë t’i bashkohen BE-së, kryesisht për shkak se duan të kapërcejnë njëherë e përgjithmonë fantazinë përndjekëse të izolimit total nga pjesa tjetër e Europës në të cilën ata jetuan për pothuajse gjysmë shekulli gjatë Luftës së Ftohtë. Por, në të njëjtën kohë, 30 vjet pas rënies së regjimit stalinist, rivalët politikë në Shqipëri ende e shohin njëri-tjetrin jo si kundërshtarë politik, me të cilët ata duhet të konkurrojnë ashpër, duke ndjekur disa norma demokratike, por si armiq të cilët duhet të asgjësohen me çdo kusht.
Kriza e demokracisë në Shqipëri këto ditë duhet të shihet edhe si pjesë e të njëjtës krizë po aq serioze që po ndodh në Europë dhe në mbarë botën. Në Shqipëri, një demokraci ende e brishtë, kriza globale e demokracisë pasqyrohet ndoshta në pasojat e saj më të zymta. Përveç dimensionit krejtësisht politik të kësaj krize, Shqipëria duhet të përballet me një problem të thellë moral dhe ekzistencial të lidhur me konceptet e drejtësisë dhe kujtesës.
Në 80 vitet e fundit, qoftë nën totalitarizëm apo nën pluralizëm, jeta politike e Shqipërisë mund të tregohet si historia e dhimbshme e një krimi të vazhdueshëm pa dënim. Kjo, nga ana tjetër, ka shkaktuar një nihilizëm dhe cinizëm mbizotërues moral që po gërryen shpirtin e kombit. Është e çuditshme që në Shqipëri viktimat e regjimit totalitar – disa prej të cilëve janë ende në kërkim të varreve të njerëzve të tyre të dashur të ekzekutuar nga regjimi i mëparshëm – nuk morën kurrë hak ndaj persekutuesve të tyre.
Nëse në Shqipëri u shmang gjakderdhja, kjo ishte për shkak të një akti të jashtëzakonshëm faljeje. Por në të njëjtën kohë nuk pati atë që francezët e quajnë Le devoir de mémoire – detyra morale për të kujtuar të kaluarën në mënyrë që të nxjerrin mësime politike dhe morale për të ardhmen.
Narrativa mbizotërues pas rënies së regjimit, se “të gjithë ishim persekutues dhe të persekutuar” , hapi rrugën për barazimin e autorëve dhe viktimave dhe, si pasojë, për nihilizmin moral. Organet politike post-totalitare që synonin të trajtonin krimet e regjimit shpesh drejtoheshin nga njerëz që kishin qenë pjesë e të njëjtit sistem.
Ndërsa ata shpesh lëshonin fushata anti-komunizmi histerik dhe qesharak, ata nuk treguan asnjë interes të vërtetë që trajtonin seriozisht një të kaluar komplekse dhe të dhimbshme. Sot qytetarët shqiptarë ende nuk kanë qasje të lirë në arkivat e Sigurimit famëkeq, policisë sekrete të regjimit komunist. Shqipëria nuk krijoi kurrë një Komision të së Vërtetës dhe Pajtimit për periudhën e totalitarizmit. Shqipëria është ndoshta i vetmi komb midis vendeve ish-komuniste, ku njerëzit që duhet të ishin përjashtuar nga jeta politike janë ulur si deputetë në parlament, ende duke u mburrur me krenari se si i shërbyen një regjimi kriminal, siç bën edhe sot Spartak Braho, një deputet i Partisë Socialiste.
Shqipëria është ndoshta i vetmi vend ish-komunist, ku një ish-shef policie gulag, Edmond Caja, i cili udhëhoqi shtypjen e përgjakshme të kryengritjes së të burgosurve politikë në Qafë Bari në vitin 1984 (një nga gulagët më të frikshëm shqiptarë), kërcënon publikisht dhe njollos viktimat dhe të mbijetuarit në vitin 2019.
Për më tepër, shpifjet e tij të liga publikohen në gazetat kryesore të përditshme si lajme të bujshme për të argëtuar audiencën. Shqipëria është i vetmi vend në mesin e shteteve ish-totalitare ku vejusha e diktatorit Enver Hoxha, një nga diktatorët më të egër të historisë moderne europiane, mund të shfaqet e qetë në faqen e parë të një gazete të madhe, duke fyer ata që guxojnë të hetojnë krimet të regjimit.
Nuk është thjesht rastësi, besoj, se gjithçka që përmend unë po ndodh ndërsa kriza politike po thellohet. Ekziston një lidhje organike midis rrëmujës politike dhe morale të një shoqërie të tërë, e cila mendon se autorët, nën totalitarizëm ose nën pluralizëm, kurrë vihen kurrë para drejtësisë morale dhe institucionale.
Ne nuk ishim të gjithë persekutues dhe të persekutuar. Disa ishin autorë dhe disa të tjerë ishin viktima. Disa ishin ekzekutues dhe të tjerët u ekzekutuan. Sloganet si “Të gjithë jemi viktima dhe autorë krimesh”, në lidhje me të kaluarën totalitare politike, dhe, “Të gjithë jemi të korruptuar dhe viktima korrupsioni”, lidhur me të tashmen politike kleptokratike, qeverisen nga e njëjta logjikë nihiliste. Ata përfundojnë duke eliminuar të gjithë ndjenjën e përgjegjësisë individuale, duke shpërblyer autorët e krimeve dhe duke e kthyer mosndëshkimin në një mënyrë jetese politike.
Shqipëria ka nevojë për drejtësi morale dhe institucionale që të pajtohet me veten. Pa këtë, një kulturë dypartiake dialogu dhe bashkëpunimi nuk do të zërë kurrë rrënjë në jetën politike të kombit. Mungesa e drejtësisë është ajo që çon në një nihilizëm dhe dorëzim të shfrenuar moral që po i kthen të gjitha sukseset e shoqërisë sonë në dështime dramatike.
*Shkrimi është publikuar fillimisht në BalkanInsight. Të drejtat i ka ProjectSyndicate
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38