Flash News

KRYESORE

Pas "Kthema kohën", Cricket do të sjellë një tjetër hit të ripunuar

Pas "Kthema kohën", Cricket do të sjellë një
Producenti i njohur kosovar, Cricket ka gjetur mënyrën e duhur për të depërtuar në tregun muzikor. Para pak muajsh ai solli në treg një remix të këngës së vjetër të këngëtares Shyhrete Behluli, “Ende e du” dhe kënga u pëlqye shumë nga të gjithë. Duke marrë shkasë nga suksesi i “Ende e du” producenti ka vendosur të bëjë të njëjtën gje edhe me një këngë të vjetër, e cila vite më parë ka rrëmbyer zemrat e shumë njerëzve.
 
View this post on Instagram
 

Cricket & Numen - Kthema kohen Remixi i kanges se Shyhrete Behlulit. #outnow

A post shared by Donat Prelvukaj (@cricket.music) on

Burime për “Prive.al” kanë zbuluar se bëhet fjalë për bashkëpunimin e suksesshëm të Nora istrefit dhe Sinan Vllasliut “Pa Fat”. Kjo këngë në vitin 2000 u pëlqye shumë nga publiku dhe sigurisht që pas remix-it të Cricket ajo do të rikthehet sërish fuqishëm.

Të fundit