Flash News

KRYESORE

Pas kthimit nga Vjena, Fatmir Mediu ‘djeg’ mandatin e deputetit

Pas kthimit nga Vjena, Fatmir Mediu ‘djeg’ mandatin e deputetit

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane ka firmosur ‘djegien’ e mandatit të deputetit, sapo është kthyer nga Vjena, ku ndodhej bashkë me kreun e PD, Lulzim Basha në një takim me përfaqësues të PPE-së.

Sipas ‘balkweb’, Mediu ka firmosur mandatin, duke iu bashkuar pjesë tjetër të opozitës, e cila të enjten i depozitoi mandatet e firmosura edhe në Kryesinë e Kuvendit.

Shkak për mosfirmosjen e tij ishte fakti se Mediu nuk ndodhej në Shqipëri prej ditësh, por ndodhej në takime zyrtare në Vjenë dhe në Bruksel.

Po ashtu, një tjetër deputet i opozitës që s’ka firmosur ende është edhe Nard Ndoka, i cili po ashtu ka konfirmuar se sapo të kthehet nga Brukseli do t’i bashkohet vendimit unanim të opozitës së bashkuar.

Pritet që kreu i PR Fatmir Mediu të japë edhe një deklaratë për mediat.

 

 

Të fundit