Flash News

KRYESORE

Pas “kulaçit” në Kuvend, ç’pritet të ndodhë sot në seancën plenare

Pas “kulaçit” në Kuvend, ç’pritet të

Sot një javë, në Kuvend u zhvillua një seancë e pazakontë. Opozita e bashkuar nuk mori pjesë në asnjë proces votimi, por protestoi duke bllokuar fillimisht foltoren në shenjë proteste kundër fjalorit fyes që kryeministri Edi Rama përdori për qytetarët dhe lirimin e 11 kuksianëve.

Po ashtu, deputetet e përshkallëzuan protestën e tyre duke qëlluar me miell dhe vezë drejt kabinetit qeverisës, me në krye Edi Ramën.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi përjashtoi 6 deputetë të opozitës për shkelje, ndërsa Byroja disa orë më vonë vendosi të përjashtojë edhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, pasi provokoi deputetët duke u hedhur ujë me shishe.

Por, si parashikohet të zhvillohet seanca ditën e sotme. Deri tani PD dhe LSI nuk ka zbuluar ende ndonjë skenar të mundshëm, ndërsa parlamenti ka zbardhur zyrtarisht pikat e diskutimit në rendin e ditës.

Disa nga pikat e diskutimit janë raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2017, projektligji “Për strehimin social”, “për emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare” etj.

Po ashtu, pritet të ketë diskutime edhe lidhur me rekomandimin e KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë në Bashkimin Evropian, si dhe rreth kritikave për zbatimin e “detyrave të shtëpisë”.

 

Të fundit