Flash News

KRYESORE

Pas lajmit se është shoqëruar në polici, reagon Eni Çobani

Pas lajmit se është shoqëruar në polici, reagon Eni

Ditën e sotme në televizion por dhe në median online qarkulloi lajmi se juristja Eni Çobani është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës, pasi një qytetare e ka denoncuar duke pretenduar se juristja e ka kërcënuar.

Por pas këtij lajmi ka reaguar vetë Eni Çobani në një prononcim për ‘revistawho.com’ duke e përgënjeshtruar.

“Lajmi nuk është i vërtetë. Unë ndodhem në Tiranë dhe nuk jam shoqëruar në polici”,është shprehur juristja.

Gjithashtu ky lajm është përgënjeshtruar edhe nga Gjykata e Apelit dhe Policia në Gjirokastër, ndërsa Çobani do të vazhdojë punë si normalisht.

Të fundit