Flash News

KRYESORE

Pas lajmit se Miley do të vijë në Prishtinë, fansat serbë të pakënaqur

Ndjekësit serbë të Dua Lipës vazhdojnë të mendojnë se Kosova është Serbi. Fakti që një ndër këngëtaret dhe aktoret më të famshme në botë Miley Cyrus u shpreh në një video se ajo do të vinte të performonte në Kosove me mbretëreshën e Kosovës, ka irrituar disa fansa serbë.

Nëpër komente kanë shkruar se Kosova është Serbi dhe se Miley do të bënte mirë të shkonte në Beograd dhe jo në Prishtinë.

Një tjetër përmend faktin se Kosova nuk është shtet i mirëfilltë, ajo është pjesë e  Serbisë pasi edhe në Eurovizion nuk është pjesë.

Miley Cyrus do performojë në Sunny Hill Festival në fillim të gushtit dhe ky lajm është pritur mjaft mirë nga fansat shqiptarë të këngëtares.

 

Të fundit