Flash News

KRYESORE

Pas lajmit të arrestimit, reagon Dj Vin Veli

Orët e para të paradites së sotme qarkulloi lajmi se është arrestuar Dj Vin Veli në mesnatë në ish-Bllok. "Shqiptarja.com" ka siguruar pamjet kur Dj-i merret nga oficerët e policisë dhe futët në makinë duke e dërguar në komisariat, por fytyra nuk duket shumë qartë.

Përmes dy postimeve të njëpasnjëshme në Instastory, ai tregoi se është i lirë dhe jo në pranga siç raportoi “Shqiptarja” pak më parë:

“Nuk është i vërtetë lajmi për arrestimin tim. Faleminderit të gjithëve për interesimin, Zoti qoftë me ju”, u shpreh Dj-i.

Të fundit