Flash News

KRYESORE

Pas largimit nga politika, Valentina Leskaj i kthehet studiove televizive

Pas largimit nga politika, Valentina Leskaj i kthehet studiove televizive

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj është kthyer në studiot televizive pas një mungese të gjatë.

Leskaj u largua nga politika me përfundimin e mandatit katër vjeçar si deputete, në vitin 2017-të. Ajo kishte qenë deputete në disa legjislatura, por preferoi të largohej ndonëse PS kërkonte një mandat të dytë qeverisës me në krye Edi Ramën.

Ish-deputetja ka qenë sot e ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ për të folur për gratë në politikën shqiptare.

Ndryshe nga ish-kolegë të tjerë, Valentina Leskaj nuk mori ndonjë drejtori të rëndësishme apo poste të tjera në administratë, pas fitores së PS në zgjedhjet e qershorit.

Të fundit