Flash News

KRYESORE

Pas largimit të Ben Blushit nga politika, LIBRA publikon vendimin për përjashtimin e Mimoza Hafizit

Pas largimit të Ben Blushit nga politika, LIBRA publikon vendimin për

Partia Lista e Barabartë ka publikuar vendimin për përjashtimin e Mimoza Hafizit për shkak të shkeljeve të përsërituara statutore.

Në vendin e LIBRA-s thuhet: “Përfundimisht, Komisioni i Etikës pasi mori në shqyrtim dhe verifikoi dokumentacionin që provon shkeljet e renda statutore dhe penale të kryera nga Znj. Hafizi, pasi diskutoi gjerësisht mbi rëndësine e tyre në mbështjetje të nenit 12 gërma (e) të Statutit vendosi uanimisht si më poshtë: Përjashtimin e znj. Mimoza Hafizi jo vetëm nga anëtarësia e struktures së “Bërthamës” por edhe si anëtarë e Subjektit Politik Libra, për shkelje të rënda dhe të përsëritura Statutore.”

Një prej shkeljeve që përmendet në vendim është thirrja e mbledhjes së ‘Bërthamës’ së LIBRA-s nga Hafizi, në shkelje me statutin e partisë.

Ndërkohë, ditën e sotme, Ben Blushi njoftoi dorëheqjen nga LIBRA dhe tërheqjen e përkohshme nga politika.

Të fundit