Flash News

KRYESORE

Pas Ledionit, Miriam Cani kërkon të largohet nga “The Voice”

Pas Ledionit, Miriam Cani kërkon të largohet nga “The

Para dy javësh moderatori i “The Voice Kids Albania”, Ledion Liço tha publikisht se kishte të vështirë të përballonte një tjetër “The Voice” dhe kështu që kishte vendosur të hiqte dorë.

Kjo për shkak të emocioneve të forta që Ledioni dhe gjithë stafi përjetojnë me fëmijët , aq më tepër kur duhet t`i largojnë ata nga gara për shkak të formulës së konkurrimit.

Por të njejtën rrugë mesa duket do të ndjekë dhe Miriam Cani e cila po ashtu ndihet shumë keq dhe tepër e emocionuar. Gjatë mbrëmjes së të premtes, ndërsa Miriamit i duhet të zgjidhte në betejat e fundit, njërin nga tre konkurrentët e saj në garë, Arseldi, Hana dhe Martina, këngëtarja e pati të vështirë të vendosë, aq sa i kërkoi produksionit të skualifikohet ajo nga “The Voice” dhe fëmijët të vijojnë garën. Më herët, tre konkurrentët e Miriamit kishin përgatitur për të edhe një surprizë me ëmbëlsira duke ia bërë asaj edhe më të vështirë vendimin.

“A mund të skualifikohem unë dhe të tre të vazhdojnë garën?” – pyeti ajo Ledionin, i cili e miratoi vështirësinë e saj për të vënë gishtin vetëm te njëri konkurrent.

Të fundit