Flash News

KRYESORE

Pas letrës dërguar Ramës, vëllezërit Bejko tentojnë të hidhen nga taraca

Pas letrës dërguar Ramës, vëllezërit Bejko

Ditë më parë, kur Përmbarimi shkoi për t’u bllokuar pronën dhe për t’i nxjerrë nga banesa, vëllezërit Bejko kërcënuan se do hidhen nga kati i sipërm i pallatit.

Mësohet se ditën e djeshme vëllezërit Bejko i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama një letër. “Z. Rama ju ftoj nesër të shikoni në TV kryesore prag tragjedinë e 2 familjeve në lagjen 14 në Durrës të cilat do të nxiren me forcë nga banesa që jetojmë prej 38 vjetësh. Unë ju them ndaleni këtë”, shkruhet në mesazhin e vëllezërve dërguar Ramës.

Dhe ashtu siç kishin lajmëruar Ramën, ditën e sotme dy vëllezërit kanë hipur në taracë duke kërcënuar kështu do hidhen nëse ua marrin banesën.  Ata janë shprehur së nga shtëpia e tyre dalin vetëm të vdekur.

Të fundit