Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Pas letrës së Ruçit, Meta mbledh nesër Konferencën e Kryetarëve
Vetëm pak orë pas letërs së kreut të Grupit Parlametar të PS, Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit, Ilir Meta njofton se do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve.
Meta njofton se Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet nesër në orën 10:00 për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ruçi përmes një letre i kërkoi Metës përcaktimin e kalendarit për zgjedhjen e kreut të shtetit, nëpërmjet mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Zgjedhja e pasuesit të Bujar Nishanit pritet të bëhet vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita ka bojkotuar Kuvendin. Nishani u zgjodh president katër vite më parë vetëm me votat e PD dhe LSI.